Aksident në Elbasan, plagosen dy persona

0
470
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji.

Një makinë tip BMW është përplasur me një motorçikletë që drejtohej nga një person me inicialet H. S, 62 vjeç, banues në Elbasan dhe më pas është përplasur me me një tjetër veturë top Ford që drejtohej nga A. B., 29 vjeç banues në Elbasan.

Nga ky aksident është dëmtuar drejtuesi i motorçikletës dhe një pasagjere që ndodhej në mjetin tip Ford me inicialet E. B., 24 vjeçe, banuese në Elbasan.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikur për jetën.

Policia ka arrestuar 29 vjeçarin si autor të aksidentit me pasojë plagosjen e dy personave.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.

Zjarr Tv Ad