Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një aksident i frikshëm ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë- Laç, ku një makinë me shpejtësi, është përplasur me një mur.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se nga përplasja e fortë, tre persona ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Të njëjtat burime thanë se të plagosurit janë identifikuar si: Hajrie Dika, Festim Dika dhe Klementina Mesi.
Të tre janë dërguar me auto-ambulancë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte makina.