Aksident në Korçë, plagosen nënë e bijë

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës, ku janë përplasur dy makina. Aksidenti ka ndodhur pranë shkollës greke në qytet, ndërsa mësohet se nga përplasja kanë mbetur të plagosur nënë e bijë. Për fat të mirë dy të plagosurat ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa janë dërguar drejt spitalit me ambulancë ku po marrin ndihmën e nevojshme. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Zjarr Tv Ad