Aksident në Librazhd, fuoristrada përplaset me kamionin

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një fuoristradë është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”. Për pasojë automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe dy persona kanë mbetur të plagosur.

Burime nga vendngjarja raportuan se aksidenti për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi pasi automjetet kanë qenë duke lëvizur me shpejtësi, ndërsa qarkullimi ka qenë mjaft i dendur.

Edhe moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura ka favorizuar aksidentin. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për normalizimin e qarkullimit të automjeteve.

 

 

Zjarr Tv Ad