Aksident në Maliq, 40 vjeçarja në gjendje të rëndë shëndetësore

0
84

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e së dielës në hyrje të fshatit Zvezdë në Maliq. Mësohet se shtetasi I.H banues në Elbasan ka përplasur shtetasen R. Xh., rreth 40 vjeçe, banuese në Zvezdë, këmbësore në rrugë.

E aksidentuara u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.