Aksident në qendër të qytetit, makina përplas këmbësoren

0
72

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e pasdites në qytetin e Vlorës. Një automjet mësohet se ka përplasur një këmbësore e cila është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal. Aksidenti ka ndodhur në zonën e kapeles në Vlorë. Automjeti me targë “AD798T” ka përplasur një këmbësore e cila është dërguar me ambulancë drejt spitalit. Policia në vendngjarje po merr në pyetje drejtuesin e makinës.