Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Mëngjesin e ditës së sotme, një aksident ka ndodhur në në Rrugën e Kombit.
Ngjarja ka ndodhur në segmentin Milot-Rubik, ku janë përplasur një furgon dhe një makinë duke lënë të lënduara, shoferen dhe pasagjeren e autoveturës.
Të lënduarat, janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë, ndërkohë që raportohet të jenë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendgngjarje dhe po kryen ekspertizat e nevojshme, për të përcaktuar shkakun e aksidentit që sipas burimeve paraprake, mendohet të ketë qenë moszbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor.