Aksident në Shkodër/ 15-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe përplaset me murin e një avllie, plagoset bashkë me pasagjerin

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër. Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një avllie. Si pasojë e aksidentit janë plagosur: drejtuesi i mjetit R.S., 15 vjeç dhe pasagjeri E. S., 16 vjeç.

Të plagosurit janë dërguar nëë spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit

“Më datë 25.01.2022, rreth orës 19:30, në lagjen Partizani, Rruga e Komanit, Shkodër, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin R. S., 15 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një avllie.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit R. S., dhe pasagjeri E. S., 16 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Zjarr Tv Ad