Aksident në Shkodër, katër të plagosur

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë, dyshohet se katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Identiteti i të plagosurve ende nuk bëhet me dije por mësohet se janë nisur me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Raportohet se policia dhe Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Zjarr Tv Ad