Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku një mjet i tonazhit të rëndë ka përplasur në rrugë një kalimtare.
Sipas informacioneve paraprake të bëra të ditura nga Policia, gruaja, identiteti i të cilës nuk është bërë ende i ditur, është transportuar për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor drejt spitalit, ku gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Misto Mame”. Forcat policore ka rrethuar zonën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.