Aksident në Tiranë, përmbyset autobusi plot me pasagjerë

0
1259
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në Tiranë, pranë zonës së Saukut, ku është përmbysur një autobus.

Bëhet me dije se autobusi në Rrugën e Elbasanit, shtetasi G. Q., 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2023, rreth orës 15:45, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi G. Q., 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.

Zjarr Tv Ad