Aksident në Vlorë, “Audi” përplaset me kamionin, një person i plagosur. Pamjet nga vendi i ngjarjes

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të fshatit Lepenicë të Vlorës. Një automjet i llojit “Audi” është përplasur me një kamion në rrugën e Lumit të Vlorës.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur një shtetas, drejtuesi i automjetit “Audi”, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Zjarrfikësja në Selenicë ka marrë masa për hapjen e rrugës dhe kthimin në normalitet të trafikut, pasi ishin derdhur vajëra nga aksidenti.

Zjarr Tv Ad