Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një 28 vjeçar ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor në Vlorë. Policia bën me dije se një automjet tip “Opel” në rrugën “Anita Bitri” ka goditur shtetasin T.J., 28 vjeç, banues në Vlorë.
Drejtuesi i mjetit, i riu me iniciale A.B., 29 vjeç, është larguar nga vendi i aksidentit.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka arrestuar në flagrancë 29 vjeçarin.
Materialet iu referuan Prokurorisë për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.