Dy automjete janë përplasur pranë urës në Sukth, njëri prej tyre ka përfunduar në lumin Erzen.
Gjëndja e të lënduarve, nuk është e rëndë dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë: Durrës/Informacion paraprak
Më datë 28.09.2020, rreth orës 19:30, në Sukth, Durrës, një mjet me drejtuese shtetasen L.H., është përplasur me një mjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin F.B.
Për shkak të përplasjes mjeti tip “Vollswagen”, ka rrëshkitur në shtratin e lumit Erzen ku për pasojë, janë lënduar 3 shtetas pasagjer në mjetin tip “Volkswagen”, të cilët ndodhen në spital për kontroll mjekësor.
Grupi hetimor, po punon për zbardhjen e ngjarjes, si dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.