Aksident rrugor në Itali, dy shqiptarë përfundojnë në spital

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident rrugor ka ndodhur në Ponte delle Priula të Italisë ku dy shqiptarë  kanë mbetur të plagosur.

Fillimisht automjeti para se të përmbysej  u përplas me një makinë tjetër.

Të plagosurit janë shtetasit me iniciale K.H, 22-vjeç dhe R.B, 26-vjeç  shqiptar i Kosovës.

Dy shqiptarët u dërguan menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Zjarr Tv Ad