Aksident tragjik në New York

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Njëzet njerëz kanë vdekur pas një përplasje të tmerrshme të limuzinës në Neë York të shtunën. Dy automjete u përfshinë në aksident, i cili ndodhi pak para orës 14:00 (me orën vendase ) në kryqëzimin e Rrugës Shtetërore 30 dhe Rrugës Shtetërore 30A. Zyrtarët lokalë thanë se limuzina po ngjiste një kodër dhe u rrëzua në rrethinat përpara dyqanit të Apple Barrel në Schoharie. Në limuzinën thuhet se po bëhej një festë rrugës për në dasëm kur ajo u përplas me makinën tjetër. Tetëmbëdhjetë nga viktimat ishin në limuzinë dhe dy ishin në makinën tjetër. Dëshmitarët thanë se disa trupa mund të shiheshin në terren jashtë dyqanit. Autoritetet ende nuk i kanë bërë të ditur emrat e viktimave.  Zyra e Sherifit të Qarkut Schoharie, policia e shtetit e Nju Jorkut dhe ekuipazhet e emergjencës nga Kryqi i Kuq iu përgjigjën të gjitha vendit. Gjashtë ambulanca, tre kompani zjarri dhe dy helikopterë ishin në vendin e aksidentit. Dëshmitarët gjithashtu panë njerëz që vrapuan për të ndihmuar pas aksidentit. Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit. Mediat shkruajnë se ata e kanë të pamundur të kuptojnë skenën e përplasjes së tmerrshme, por dëshmitarët thanë se kanë dëgjuar një zhurmë të madhe. Bordi kombëtar i sigurisë së transportit gjithashtu po heton shkaqet e tragjedisë së rëndë.Përplasja ndodhi gjatë fundjavës ku, sipas banorëve të zonës, është dita më e madhe e turizmit të vitit për qytetin e vogël.

 

Zjarr Tv Ad