Aksident/ Vogëlushit 14 muajsh shqiptar i pritet këmba

0
10

Një vogëlush 14 muajsh, djali i një familje emigrantësh shqiptarë në provincën e Vincenza-s po lufton mes jetës dhe vdekjes i shtruar në spitalin e Padovës pas aksidentit të rëndë të dy ditëve më parë në komunën Marsotica. Mjekët e spitalit janë detyruar t’i presin këmbën e djathtë ndërsa po përpiqen t’i shpëtojnë jetën dhe pas një tramue të rëndë që ka marrë në kokë. Rreth orës 17 të pasdites së 8 marsit nëna shqiptare Raiza Terziu së bashku me dy djemtë Thiago 14 muajsh, Samuele 7 vjeç, me nënën e saj e një mikeshë po kalonin pasditen në parkun publik të qytezës ku jetonin, kur një kamion i drejtuar nga një italian në gjëndje të dehur ka dalë nga rruga duke aksidentuar rëndë vogëlushin 14 muajsh. Ndërsa Raiza ka marrë plagë të lehta, kurse babai Elidon nuk ndodhej në vendngjarje. Gjithcka ka ndodhur brenda pak minutash e sipas dëshmitarëve të ngjarjes shoferi i kamionit po udhëtonte me shpejtësi të lartë në qendër të qytezës. Shoferi i kamionit i cili është vënë në pranga nga policia italiane quhet Pietro Dal Santo 58 vjec banor në komunën Thiene në provincën e Vincenzas e me profesioni artizan. Ai po transportonte disa materiale druri me kamionin e tij e po udhëtonte në gjendje të dehur me shpejtësi të lartë për t’i shpëtuar kontrollit të policisë rrugore.

Vogëlushi shqiptar Thiago 14 muajsh aktualisht ndodhet në gjëndje mjaft të rëndë shëndetësore.  Mjekët janë detyruar t’i presin pjesërisht njërën këmbë e vogëlushi po lufton mes jetës dhe vdekjes pas një traume të rëndë që ka marrë dhe në kokë. Për mediat italiane nëna e vogëlushit Raiza Terziu ka shfryrë zemërimin e saj ndaj italianit të dehur që i shkatërroj jetën djalit të saj pak muajsh.

“Thiago, thotë ajo ka lindur prematurë më 17 dhjetor të 2017 e për shumë kohë ka ndenjur në spital. Thiago nuk e meritonte këtë, ” thotë ajo. Shpresoj që ta mbyllin brenda në burg atë që e aksidentoi, ndryshe do ta bëj copë copë e do të pendohet që ka ardhur në këtë botë”, thotë ajo.

Ndërkohë banorët e provincës së Vincenzos kanë hapur një llogari bankare në ndihmë të familjes shqiptare e djalit të tyre.