Aksidenti i frikshëm te Liqeni, reagon pas 6 orësh policia e Tiranës, kush është shoferi që “u zhduk”

0
300
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas më shumë se 6 orësh ka reaguar policia e Tiranës lidhur me aksidentin e frikshëm që ndodhi te Liqeni.

Në njoftimin zyrtar, policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15 në Rrugën e Kosovarëve.

“Dyshohet se automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin Eldi Allushi, 26 vjeç, banues në Durrës, ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit. Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.”

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Zjarr Tv Ad