Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor, Fier Patos.
Një autobus i linjës Fier – Marinzë është përplasur me një “Benz” duke përfunduar më pas në oborrin e një banese, duke shkaktuar për fat të mirë vetëm dëme materiale.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar lehtë drejtuesi i mjetit tip “Benz”.
Burimet bëjnë me dije se në autobus ndodheshin edhe nxënësit e një shkolle, teksa në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e dinamikës së aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Fier-Patos”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin K. Sh., 62 vjeç, banues në Cakran, është përplasur me automjetin tip autobus me drejtues shtetasin A. T., 62 vjeç, banues në Fier.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi K. Sh., i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal Fier.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.