Ka humbur jetën një nga të plagosurit e aksidentit që u shënua ditën e sotme në aksin Fushë Krujë-Tiranë.
Shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kanal, si pasojë ka humbur jetën shtetësja Z. D., 82 vjeçe, ndërsa kanë mbetur të plagosur 4 të tjerë që ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, mes tyre dhe dy fëmijë.
“Rreth orës 08:30, në aksin rrugor Fushë Krujën-Kamëz, shtetasi A. B., 41 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja Z. D., 82 vjeçe, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç; A. M. dhe B. M., të mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj dalje nga rruga”, ka njoftuar policia.