Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme(21 nëntor) në Sarandë, në aksin Stjar-Brakaj.
Të plagosur mbetën tre adoleshentë të cilët janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës për mjekim të specializuar.
Frenki Hamiti, 13 vjeç dhe Orest Kalo, 14 vjeç u transportuan me ambulancë në mesnatë për mjekim të specializuar. Ndërsa 14-vjeçari Arjol Dervishaj është dërguar me helikopter për shkak të gjendjes së rëndësuar shëndetësore.
Sipas bluzave të bardha, Arjol Dervishaj është i intubuar pasi ka marrë goditje të rënda në kokë.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Stjar-Bajkaj.
Mjeti ku udhëtonin 3 adoleshentët ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një përrua.
Burime nga policia e Sarandës bëjnë me dije se është bërë arrestimi i pronarit të mjetit, 41 vjeçarit, Orest Kalo, me të cilin udhëtonin të miturit. Ndërsa ndiqet në gjendje të lirë drejtuesi i makinës, 14 vjeçari Orges Kalo.