Aksidenti me 45 viktima në Bullgari, mes viktimave dhe vajza e politikanit të njohur shqiptar

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident tragjik u shënua mëngjesin e sotëm, ku autobusi me shqiptarë nga Maqedonia e Veriut u përfshi nga flakët në Bullgari.

Në aksident humbën jetën 45 persona, mes tyre edhe 12 fëmijë. Bëhet me dije se mes viktimave është edhe Sumeja Brava, 27-vjeç. Ajo është vajza e politikanit të njohur në Maqedoninë e Veriut Muhedin Brava, përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët.

Brava i “coptuar”nga dhimbja për të bijën  ka ndarë një foto në rrjetet sociale nga aksidenti tragjik duke shkruar edhe disa fjalë për vajzën:” U takofshim ne lulet e xhenetit bija ime Sumeja”.

Dyshohet se aksidenti është shkaktuar për shkak të shpejtësisë së madhe dhe lëvizjes së gabuar të autobusit për të kaluar në një korsi tjetër.

Zjarr Tv Ad