Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Policia ka vendosur në pranga 21-vjeçarin që drejtonte automjetin që u aksidentua ditën e djeshme në aksin “Librazhd-Prrenjas”.
Makina që drejtohej nga 21-vjeçari Meglin Zeneli, banues në fshatin Qukës doli nga rruga dhe u rrokullis për rreth 30 metra duke përfunduar në trasenë e linjës hekurudhore.
Për pasojë një nga pasagjerët në makinë, shtetasi me iniciale D.B., humbi jetën. Të plagosur mbetën edhe 2 pasagjerët e tjerë në mjeti, si edhe shoferi të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë shpejtësia e lartë.