Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest me burg Daniel Brahollarin, pasi përplasi për vdekje me makinë dy gratë e së njëjtës familje.
Sabrie Cufaj dhe Bukurie Cufaj humbën jetën disa ditë më parë në afërsi të rreth-rrotullimit të kënetës “rruga Vëllazërimi”.
Brahollari u shpreh në Gjykatë: Nuk kishte drita, sinjalistikë. Isha me 40 km dhe isha mbrapa një mjeti tjetër. Ishte një mjet përpara dhe ky mjet në një moment është hapur nga e djathta, ndërsa dy personat kanë kaluar me shpejtësi. Mendova se mjeti më hapi krahun për të parakaluar, kur papritur dolën dy gratë dhe s’kisha kohë që të frenoja.