Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Edhe Edi Rama mendon se fëmija është fajtori për aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e djeshëm në Kakavijë.
Rama duket se ndan të njëjtin mendim me Blendi Gonxhen, vartësin e tij në bashki dhe tani në qeveri.
Sipas Ramës, fëmija i preu rrugën ambulancës dhe kjo nuk është arsye për të mallkuar shtetin.
‘Humbja e jetës së fëmijës që i preu rrugën autoambulancës ishte një tragjedi e dhimbshme sa s’ka dhe ne nuk do të mjaftohemi thjesht me ngushëllimet e sinqerta me fjalë që as nuk gjenden dot, për atë familje të goditur nga ajo fatkeqësi e tmerrshme.
Por nuk është gjëkundi as kjo një arsye për të urryer fqinjin apo mallkuar shtetin’, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.