Kompanisë “Besa Trans BTB” i është hequr licenca e punës. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoninë e Veriut përmes një njoftimi bën me dije se pas të dhënave zyrtare të dorëzuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, ka vërtetuar se për automjetin e përmendur nuk është dhënë licencë për transportim ndërkombëtar të udhëtarëve.
Sipas të dhënave nga ministria thuhet se autobusi i djegur nuk rezulton i regjistruar, shkruajnë mediet në Kosovë.
“Në pajtim me nenin 12 të Ligjit për transport rrugor dhe për shkak të mungesave që janë vërtetuar nga ana e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe me qëllim që të parandalohet ndonjë veprim tjetër nga firma që do të mund të nxisë pasoja negative, firmës “Besa Trans BTB” i merret licenca për punës, përkatësisht ndalesa për kryerjen e veprimtarisë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.