Aksidentohen dy automjete në Peqin, një i vdekur dhe dy të plagosur rëndë

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur është regjistruar ditën e sotme në aksin Peqin-Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur te “Kryqëzimi i Gjocaj”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke regjistruar një viktimë dhe dy plagosur. Personat e përfshirë në aksident po ktheheshin nga një gëzim familjar, i cili fatkeqësisht përfundoi me një fund tragjik.

Sipas të dhënave paraprake, identiteti i viktimës nuk dihet ende, ndërsa të plagosurit janë Ismail Hoxhallari dhe Gëzim Braho nga Korça.

Mënjëherë pas aksidentit tre të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku njëri prej tyre ndërroi jetë gjatë rrugës, ndërsa dy të tjerët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor dhe policia ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Zjarr Tv Ad