Aksidentohet futbollisti, e fejuara thyen shtyllën kurrizore

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Futbollisti i talentuar turk, Huseyin Turkmen është përfshirë në një aksident automobilistik. Lajmi ka tronditur futbollin turk ndërsa gjatë aksidentit talenti 21-vjeçar ishte nën shoqërinë e të fejuarës së tij e cila ka pësuar thyerje në shtyllën kurrizore.

Mediat vendase raportojnë se futbollisti shpëtoi me disa plagë të vogla, ndërsa aksidenti ndodhi në provincën Ordu, ku u përplas me një tjetër mjet që vinte nga drejtimi i kundërt. Huseyin Turkmen aktivizohet si mbrojtës me Trabzonspor, një prej skuadrave kryesore të kampionatit turk, si dhe me të rinjtë e Kombëtares Turke.

Policia po heton për shkaqet e aksidentit.

 

Zjarr Tv Ad