Aksidentohet me makinë reperi Majk

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reperi shqiptar Majk ka pësuar një aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak çaste më parë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Mediat kosovare bënë të ditur se në aksident u përfshinë dy makina, ku njëra prej tyre ishte e reperit Majk. Si pasojë e aksidentit mbeti i lënduar një person i cili u dërgua në spital.

Milaim Fejzullahu, Komandanti i Policisë së Trafikut në kryeqytet, u shpreh për “Indeksonline” se personi që ka pësuar lëndime trupore është dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

 

Zjarr Tv Ad