Situatë e nderë për një familje shqiptare në Greqi, ku një i vdekur dhe një i plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti automobilistik që ndodhi sot në Karpathos, Greqi, raportojnë mediat vendase.
Sipas policisë, një 31-vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën dhe një tjetër 44-vjeçar shqiptar u plagos rëndë.
Gjithçka ndodhi në pak minuta. Ishte ora Pesë e një çerek e mëngjesit, kur në kilometrin e 1 të Pigadia, makina me 31-vjeçarin e ndjerë në timon, në rrethana të paqarta doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.
Policia dhe ambulancat nxituan në vendngjarje për të transportuar të dëmtuarit, raportojne mediat greke, por per shoferin shqiptar nuk kishte mbetur me asgje per tu bere, ai kishte nderruar jete.
Shkaqet e sakta të aksidentit po hetohen nga Departamenti i Policisë Karpathos.