Aksidentoi me makinë 63 vjeçaren dhe u largua/ Çfarë rrezikon Ilda Bejleri

0
192
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moderatorja e njohur e sportive, Ilda Bejleri, sipas asaj që njofton Policia e Shtetit, dyshohet se është përfshirë në një aksident rrugor, ku për pasojë ka mbetur e plagosur, e lënduar një 63-vjeçare. Moderatorja e ka mohuar kategorikish përfshirjen në aksident, ndërkohë lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar ditën e sotme policia.Uniformat blu njoftuan se pas aksidentit ku ka mbetur e plagosur E. Gj, 63 vjeçe, ndërsa mbrëmë kanë bërë shoqërimin e Bejlerit në ambjentet e policisë.

Po ashtu policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin në pronësi të moderatores, me qëllim këqyrjen dhe kryerjen e ekspertimeve të nevojshme autoteknike. Por edhe pas gjithë këtyre lajmeve në media, gazetarja e sportit disa orë më parë ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke hedhur akuza të forta ndaj mediave shqiptare.

“O ju mer-diat shqiptare. Për fatin tim të mirë kamerat janë hapur në polici, dhe është vërtetuar që makina ime ka qenë e ndaluar në momentin që zonja është rrëzuar në nxitim e sipër për të kaluar rrugën edhe pse semafori jeshil ishte i hapur për makinat. Kush ka ndonjë dyshim të shkojë të shohë videon në polici. Unë pyeta për zonjën në momentin e parë por më pas duke qenë se makina ime në momentin e rrëzimit nuk ishte në ecje e sipër nuk ndjeva që kisha bërë diçka për t’u ndjerë fajtore. Të gjitha makinat e tjera u larguan por unë qëndrova pak, por nuk ndjeva asnjë detyrim që të qëndroja më shumë se nuk mbaj përgjegjësi për njerëzit që rrëzohen në rrugë. Zonja për fat të mirë është shëndoshë e mirë, flini të qetë o njerëz”, ishte postimi i Bejlerit ne llogarinë e saj në Instagram.

Policia njoftoi se është sekuestruar makina e gazetares, dhe ajo tani do të hetohet në gjendje të lirë, nga prokuroria për dy akuza:

“Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Por çfarë rrezikon Bejleri?

Nëse këto 2 akuza provohen, atëherë, në bazë të kodit penal, konkretisht në nenin 290 paragrafi i parë, moderatorja sportive Ilda Bejleri rrezikon të dënohet me gjobë, ose me burgim deri në 1 vit. Ndërkohë që për akuzën e Largimi nga vendi i aksidentit në nenin 273 po të Kodit penal parashikon gjobë ose 1 vit burgim.

Parashikimi sipas Kodit Penal:

Neni 273

Largimi nga vendi i aksidentit Largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo të çdo mjeti të motorizuar, për t’u shmangur nga përgjegjësia penale, civile apo administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 290

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar plagosjen e lehtë të disa personave, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Zjarr Tv Ad