Aksidenton të moshuarën në Berat/67 vjeçarja dërgohet menjëherë në spital

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Beratit, teksa një i ri ka aksidentuar një grua të moshuar, 67 vjeçe.

Bëhet fjalë për të riun me inicialet S.M, 22 vjeç, i cili ka aksidentuar të moshuaren me inicialet T.M. Gruaja është dërguar menjëherë në spital  dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në aksin rrugorë Uznovë-Axhensi, në afërsi të karburantit Merko, shtetasi S.M, 22 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Benz, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen T.M, 67 vjeçe, e cila po merr mjekim në spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit Berat, për kryerjen e veprimeve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Zjarr Tv Ad