Aksionet në Jug, Agron Shehaj: Krim ndaj Vlorës dhe turizmit

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agroh Shehaj ka reaguar mbi aksionet e ndërmarra nga tatimorët në disa zona të vendit. Me një shënim në “Facebook”,  Shehaj akuzon kryeministri Edi Rama, pasi sipas tij, ky i fundit ka ndërmarrë aksione selektive në jug të vendit.

Ai thekson se ky aksion që po bëhet në kulmin e sezonit turistik është një goditje e madhe dhe dënim për dhjetëra familje.

Postimi i Shehajt:

“Regjimi i Edi Ramës ka gjobitur dhe mbyllur qindra biznese në mënyrë arbitrare dhe selektive. Aksioni kundër gjithë industrisë së turizmit të Vlorës dhe gjithë bregdetit të Jugut, në kulmin e sezonit turistik, është goditje dhe dënim për dhjetra mijëra familje vlonjate dhe gjithë bregut deri në Ksamil.

Është aksion arbitrar dhe kriminal i motivuar vetëm nga interesa personale dhe një kënaqësi perverse e Edi Ramës, për të treguar që është ai Zoti dhe pronari i Shqipërisë e çdo shqiptari.

Evazorët gjigande mamuthë në Shqipëri janë oligarkët e Edi Ramës. Ata nuk paguajnë taksa, fusin mallra propagande, fusIn ushqime, ilaçe dhe mallra të skaduara. Evazorët janë klientët e Edi Ramës që ndërtojnë pallate dhe fshatra turistike me para të pista që u dhurohen ministrave dhe funksionarëve të korruptuar.”-shkruan Shehaj.

Zjarr Tv Ad