Policia e shtetit njoftoi sot se në të gjithë vendin edhe sot ka vijuar operacioni “Blici Rrugor”, i shtrirë në akset kryesore dhe zonat urbane.
Aksioni për vendosjen e rripit të sigurimit dhe mospërdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Operacioni nisi në orën 12:30 dhe zgjati deri në orën 13:30.
Sot u angazhuan rreth 665 punonjës Policie në total.
Si dhe u ngritën e funksionuan 125 pika kontrolli në të gjithë vendin.
Prej orës 12:30 deri në orën 13:30 në të gjithë vendin, Policia Rrugore e mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat vendosën:
96 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.
139 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Si dhe 141 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.
Ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi, janë prioritet i punës së Policisë Rugore dhe asaj të Rendit me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.