Aksioni i Opozitës/ Basha mbledh Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur sot në mbledhje kryesinë e partisë dhe ish-grupin parlamentar. Takimi ka nisur në orën 11:00 në selinë blu.

Në fokus të diskutimeve është riorganizimi i partisë, aksioni politik por edhe reforma zgjedhore.

Takimi vjen një ditë pas takimit të Bashës me Kolegjin e Kryetarëve, të cilëve u la detyra të qarta.

“Vendi është në një krizë të thellë shumëplanëshe dhe detyra e PD dhe opozitës është të angazhohet seriozisht për të qenë pranë njerëzve dhe për t’i hapur rrugë perspektivës europiane të Shqipërisë. Opozita ka dhënë propozimet e veta për zgjidhjen e krizës në vend, që kalon përmes zgjedhjeve të njëkohshme parlamentare dhe lokale të parakohshme, me qeveri tranzitore që garanton standardet për zgjedhjet e lira dhe të ndershme” ka shtuar më tej Basha.

Pranë Partisë Demokratike do të ngrihet shtabi qëndror elektoral dhe politik, shtabe që do të shtrihen në mënyrë piramidale në të gjithë vendin.

Puna do të përqëndrohet në planin e ofrimit të zgjidhjes për qytetarët, denoncimeve për aferat korruptive dhe kriminale të Qeverisë, bashkimi i faktorëve dhe aktorëve me potencial njerëzor dhe elektoral pranë PD, si dhe hapja e partisë për njerëz me integritet profesional e moral.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u ka paraqitur kryetarëve të Degëve një kalendar të qartë dhe konkret pune, me përgjegjësi dhe afate të qarta.

Ndërkohë për aksionin politik, që përfshin edhe protestat, është vendosur që format dhe afatet të përcaktohen në një moment të dytë për të shmangur shfokusimin nga çështjet kryesore që janë aktualisht në vëmendje: fazën finale të zgjidhjes së krizës politike dhe procesi i integrimit europian.

Zjarr Tv Ad