Aksioni i SPAK në Morinë, Gledis Nano: Askush s’mund ta bëjë pis uniformën e Policisë së Shtetit! Kush nuk bën punën, largohet

0
179
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka reaguar sot për operacionin e madh të SPAK dhe SHÇBA që çoi në pranga 17 punonjës të doganës së Morinës dhe 18 të tjerë në arrest shtëpie.

Nano tha se mbështet dhe inkurajon çdo institucion në punën për goditjen e paligjshmërisë. Ai u shpreh se çdo punonjës policie që nuk e gjen veten duke bërë punën e tij, duhet të largohet dhe të mos e bëjë pis uniformën e Policisë së Shtetit.

Deklarata e Nanos u bë gjatë një vizite në doganën e Kakavijës, pas pjesëmarrjes në inagurimin e katër emrave të rrugëve në qytetin e Gjirokastrës, që prej sot do të mbajnë emrat e katër policëve të rënë në krye të detyrës.

“Sot është bërë dhe njoftimi zyrtar nga SPAK dhe SHÇBA për ekzekutimin e disa masave për shpërdorim detyre dhe vepra të tjera penale. Policia e Shtetit është angazhuar që në fillim të këtij hetimi duke dhënë kontributin e saj. Kërkojmë një polici me integritet të lartë, dhe ata punonjës policie që nuk e gjejnë veten duke bërë punën, mund të largohen nga Policia e Shtetit. Nuk mund të bëhet pis kjo uniformë, inkurajoj të gjitha institucionet.

Zjarr Tv Ad