Aksioni kundër informalitetit kundër biznesit të vogël, në Dhërmi nuk hyn asnjë Tatimor!

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot në një konferencë për median, se “lufta kundër informalitetit nuk është një plan i përkohshëm masash, por vullnet i fortë i Qeverisë shqiptare për të garantuar rregulla të barabarta në treg; për të mbështetur biznesin që i respekton rregullat dhe punon çdo ditë për të siguruar fitime në mënyrë të ndershme”.

“Asnjë sipërmarrës nuk mundet që të pasurohet duke shkelur ligjet në kurriz të të tjerëve. Nuk do të ketë më bare, lokale apo hotele që operojnë në treg pa NIPT-e. Nuk mund të ketë biznese që raportojnë xhiro sa një ambulant. Kjo bie ndesh me parimet e barazisë në treg, bie në kurriz të qytetarëve që kërkojnë me të drejtë shërbime publike të merituara, sepse ata paguajnë TVSH në çdo blerje që bëjnë, por kjo humbet në xhepat e biznesit që nuk e deklarojnë atë”.- tha Ibrahimaj.

Por Iinspektorët e tatimeve gjobisin fukarejtë dhe biznesin e vogel që mbajnëp familjen me bukë, ndërsa restorantet/hotelet e Palasës, Dhërmiut dhe Himarës jane te gjithë pa kupona dhe çmime të frikshme. Kultura e aksioneve është tipike e shteteve të dobët që gjobisin më të dobëtit, ndërsa oligarkët që bëjnë evazion e hajnë koka drejtorësh as që preken.

 

Zjarr Tv Ad