Aksioni opozitar/ Basha mbledh sot ish deputetët e aleatët

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një kohë që nga mazhoranca nuk ka reflektim për të ndryshuar datën e zgjedhjeve dhe as për ndonjë dialog të mundshëm me opozitën, si dhe kanë nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Meta, Partia Demokratike po merr masa për aksionin e saj opozitar.

Kështu raportohet se dita e sotme do të jetë e ngjeshur me takime për kryedemokratin Lulzim Basha, i cili ka peshën e vendimeve.

Në orën 12:00 ai do të takohet me aleatët, ndërsa pasdite rreth orës 18:00 do të mbledhë organet drejtuese, Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar për të vendosur si do vijojë aksioni opozitar.

Në takimin e djeshëm me gazetarët, kryedemokrati tha se do t’i përgjigjen me protesta të fuqishme gjithë zhvillimeve të fundit pa përcaktuar një datë të saktë për protestëne radhës.

Zjarr Tv Ad