Aksioni opozitar, Kryemadhi takon kryetarët e LSI-së në rrethe

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë pasi nënshkroi marrëveshjen e koalicionit opozitar me aleatin Lulzim Basha, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim mesditën e sotme, me kryetarët e partisë në rrethe.

Gjatë takimit me ta ajo ka shprehur angazhimin e saj në aksionin opozitar, duke thënë se LSI do të jetë sa më pranë qytetarëve.

“Opozita do të jetë e bashkuar kundër keqverisjes, varferisë dhe largimit të të rinjve nga vendi. Lufta kundër varfërisë është proriteti kryesor”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo kërkoi nga kryetarët e degëve që të jenë në terren në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetaret.

Ndërkohë pasditen e djeshme Kryemadhi mblodhi Kryesinë e partisë, e cila vendosi që të thërrasë Komitetin Drejtues Kombëtar me datë 26 prill, ora 11.00. 

Zjarr Tv Ad