Aksioni opozitar/ Meta: Rama peng i krimeve, Basha akte tradhtie ndaj kombit

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shpërtheu në akuza dje ndaj Autoritetit të Dosjeve, i cili u vu në lëvizje për rihapjen e dosjeve të ish-Presidentit pas një email-i anonim.

“Këta për 24 orë morën 7 vendime të paligjshme dhe tromaksën edhe kryetaren. Tani e merr ai personi që gjoja e kamë spiunuar unë (viktima e komunizmit). Ai thotë që ky është një mashtrim. Ja ku e keni se ju jeni budallenj e torollakë, sepse ato që kam thënë unë dhe më kanë nxjerrë e kam shkruar që për këtë unë kam folur vetëm me shokun e konviktit. Ky është manipulim i hapur. Personin e njoh, e kam pasur shokë klase. Por, si mundet autoriteti që brenda një dite të marrë 7 vendime dhe të vendoset në lëvizje nga një email anonim. Për të dëmtuar Ilir Metën këta provokojnë të kaluarën e të tjerëve që nuk kanë lidhje me jetën publike. Me mua ata do të kenë probleme të mëdha”, tha Ilir Meta në një intervistë për “Top Story”.

Ndërkohë, i pyetur se përse nuk kërkon nga autoriteti i dosjeve që të bëhet transparente dosja e tij ai u shpreh skeptik për besueshmërinë e autoritetit. Por, garantoi se po të kishte diçka konkrete atëherë autoriteti ose kushdo qoftë do duhet ta çojë në prokurori pasi kur ka marrë detyrën si president ka firmosur një deklaratë me përgjegjësi penale për pastërtinë e figurës.

“Ne jemi shtet ligjor. Përveç se jam verifikuar disa herë, kam firmosur një deklaratë ku them se nuk kam qenë bashkëpunëtor. Deklaratë me përgjegjësi penale. Këta kanë gjetur këto. Atëherë, përse nuk më çojnë për ndjekje penale. Ndërsa ti më thua pse nuk vjen ti tek unë. Të vete unë tek ato 5 fëlliqësira që i ka korruptuar Rama që përfaqësojnë Ramën dhe Bashën. Unë po vete në Prokurorinë e Edi Ramës dhe atje të vijnë ata. Ti thua t’i themi hajdutit shiko se mos ma fut edhe një herë dorën në xhep. Ti si mund të hapësh një histori të tillë kur tjetri, apo një institucion kërkon diçka. Kush të vuri ty në lëvizje. Maksimumi mund të thërrisnin personin. Ose ata mund të ndiqnin një rrugë tjetër. Ligjin në fuqi e kanë bërë si kanë dashur. Nuk kam bërë asnjë presion. Do shqetësohem unë për djalin e Kristaq Ramës që firmosi varjen e Havzi Nelës. Ky nipi i Spiro Kolekës që shpiku patronazhistët, ky qenka i shqetësuar për të kaluarën e Shqipërisë.

Ky duhet të ishte në burg për aferën e inceneratorëve. Historia është thjeshtë në drejtim të komunikimit me mediat. Unë që kur kam lindur, e kam emrin Ilir Meta. Nuk ka asnjë histori tjetër”, tha Meta, duke folur me bindje se Kryeministri Rama nuk do mund ta largojë nga politika. “Edvin Kristaq Rama duhet ta di se unë e bëra një gabim që ika në Presidencë. Se e kam kap në flagrancë dhe ia kam unë dosjet aty. Meta do e drejtojë Partinë e Lirisë, deri në triumfin e lirisë dhe deri në rrëzimin e regjimit të tij. Meta kukulla nuk cakton. Do e drejtoj deri në fund. Ligjet atje ku t’i shijojnë më shumë.

Të përdhunosh ato shpifësirat atje dhe të bësh gjëra të tjera, kjo është e tepruar. Ligjet që bën, atje ku t’i shijojë më shumë. Rezultati është i garantuar. Mos kini asnjë shqetësim”, vijoi Meta.

SULMI KIBERNETIK

Ndërkohë, në vijim të intervistës ish-Presidenti Meta sqaroi edhe përse kërkon dorëheqjen e Kryeministrit Rama për përgjegjësitë që ka në lidhje me sulmin kibernetik, ndonëse konsiderohet se jemi në një luftë me Iranin. Po ashtu, Meta ngriti dyshime për bashkëpunime të Iranit me të infiltruar në Polici për sulmimin e sistemit TIMS.

“Sulmin e parë e bëri Edi Rama me patronazhistët. Dhe Prokuroria në vend të merrej me këtë bandë u mor me kolegët tuaj të ‘lapsit’ dhe u ngritën të gjithë ndërkombëtarët e i thanë se merruni me ata të qeverisë se gazetarët këtë punë kanë. Kam bërë dy mbledhje të Këshillit të sigurisë kombëtare. Unë kam qenë në dijeni muajin e fundit që kam qenë në presidentë të sulmit. Qeveria e dinte patjetër. Por ky është shteti mafioz që flasim që nuk informonte. Por, s’është vetëm këtu problemi. Por, kjo situatë është shfrytëzuar nga brenda për bandat kriminale. Rama që ka qenë në dijeni dhe i doli në mbrojtje patronazhistëve me të cilët kanë shpenzuar 200 milionë euro dhe një nga familjarët e tij ka marrë 40 milionë euro.

Ky që thotë se ata e kanë ditur çfarë ka ndodhur dhe i bën presion qytetarëve dhe gazetarëve, atëherë të jap dorëheqjen. Ai të marrë përgjegjësinë e vetë. Situata ka probleme të tjera. Ndaj skam bërë asnjë manifestim këto ditë për shkak të këtyre problematikave. Sot (dje), e kisha planifikuar të isha në parlament, por e lash këto ditë për shkak të kësaj situate. Dorëheqjen ta japë Rama nëse ka pak përgjegjësinë, por ai s’ka. TIMS pa bashkëpunëtor nga brenda nuk hakërrohet. Po ato sistemet e policisë? Ky ftoi bankat në sistemin ‘e-Albania’.

Ai i donte edhe bankat që ti bënte presion qytetarëve. Unë e thirra si president para se të fillonte sulmi, i kam paralajmëruar që të marrin masa. Kam dërguar edhe letra. Edhe mbrapa i kam thirrur. Është tjerët kur përgatitemi para sulmi dhe tjetër pasi sulmohemi. Ndaj kërkova mbledhjen. Kështu që unë kam një pyetje për ju. Unë mblodha Këshillin e Sigurisë kombëtare sepse ndodhi një herë vjedhja në Rinas. Aty vendosëm detyrat. Ministria e Rendit, Policia. Çfarë duhet për këtë duhet një koordinim. Çfarë ndodhi më pas? Mbas dy muajsh u vodhën edhe më shumë në Rinas. Në një shtet të kapur këto gjëra ndodhin. Sado të përpiqen institucionet”, vijoi Meta.

KOALICIONET

E ndërsa brenda pak muajsh, Presidenti Begaj duhet të dekretojë zgjedhjet lokale të 2023 që do jenë në muajin prill ose maj të vitit të ardhshëm, Meta përjashtoi mundësinë e kandidimit për Bashkinë e Tiranës dhe të një koalicioni me Lulzim Bashën apo me Edi Ramën. “Për zgjedhjet lokale është e vendosur që s’do ketë opozitë në zgjedhjet lokale. Kjo është e mbaruar. Edhe sikur të bojkotojnë të gjitha, Partia e Lirisë nuk bojkoton. Për çështjen e këshillave është e qartë dhe ka atë betejën e vetë. Ndaj edhe qytetarët shqiptarë e dinë se çfarë tragjedie ishte kur e kishte vetëm një parti politike pushtetin.

Sa i takon kandidaturave, do bëjmë më të mirën që opozita të ketë kandidatët përfaqësues. Si të dojë PD-ja. Ne do mbështesim edhe sikur PD-ja të ketë kandidatë në të gjitha bashkitë. Ne duam që kjo mazhorancë të ndëshkohet.

Lulzim Basha ka bërë akte të rënda tradhtie ndaj atdheut. Po e them këtë si ish-President. Ishte kryetar i opozitës, i kapur peng bojkotoi Reformën në Drejtësi. Dogji mandatet dhe bëri gjithçka ndaj këtij regjimi mafioz. Me Lulzim Bashën është e mbyllur. Edhe me Ramën e mbyllur. Nuk ka koalicion me këta të dy. Plus që thonë se ka përdor edhe para ruse. Por është e qartë se ai mund të bëj gjithçka. Ai që gënjen, çfarë nuk pret. Edi Rama është peng i krimeve që ka bërë ndaj shtetit dhe interesave kriminale dhe përfshirjes në disa banda kundër disa bandave të tjera. I krimeve që ka bërë të lidhura me organizatat kriminale për trafik droge”, u shpreh kreu i PL-së.

“OPEN BALKAN”

Një nga arsyet e përjashtimit të koalicionit me kryeministrin Rama ishte edhe qëndrimi i tij për “Open Balkan”, që sipas tij është një nismë që kundërshtohet nga BE-ja dhe disfavorizon Kosovën.

“Rilindja si sekt është armike e Shqipërisë. Është pjesë e organizatës mafioze që ka marrë përsipër t’i dorëzojë kësaj organizate pasuritë e vendit. Të përziejë të rinjtë dhe t’i zëvendësojë ata me njerëz nga Bangladeshi. LSI-ja e teproi me kohezionin. Pati aq kohezion saqë duke vajtur pas qerres së Bashës, e dëmtoi LSI-në dhe vendin. Kjo nuk do të ndodh me PL-në. Ne e shohim vetëm një PD si një partnere shumë të rëndësishme në këtë rrugë. Edhe çdo forcë tjetër në opozitë e shohim si partnere. Edhe nëse krijohet në PS një grupim kritik me rilindjen ne jemi të hapur.

Plani atyre ishte që të më hiqnin edhe mua si president. Unë ato punët e mia në raport me Shqipërinë e kam kryer në mënyrë më të mirë të mundshme. ‘Open Balkan’ është një përpjekje për protagonizëm dhe për të shtrydhur Kosovën. Për ta paraqitur Kosovën si një vend që nuk do bashkëpunimin. Por, ne s’mund të bëjmë avokatin sa i takon politikës së saj me Rusinë. Në Evropë na çon vetëm procesi i Berlinit. ‘Open Balkan’ na çon në lindje. Është nisëm që përçon përçarje dhe kakofoni. Për të bërë dallimin e ‘Ballkanit të Hapur’ dhe ‘Procesin e Berlinit’. Në ‘Ballkanin e Hapur’ negociohet pa rregulla dhe akte të detyrueshme ndërkombëtare. Ndërsa, në ‘Procesin e Berlinit’ negociohet mbi një rregull negociator mbi një kuadër negociator ku ka referencë Gjykatën”, tha Meta.

Zjarr Tv Ad