Aksioni për konfiskimin e kateve shtesë, ironizon avokati: Pallati i kapur pa leje qenka larguar natën nën hundën e policisë, sonte pritet…

0
139
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati i njohur Genci Gjokutaj ka komentuar me ironi në rrjetet sociale aksionin që ka nisur Qeveria për konfiskimin e kateve shtesë pa leje.

Avokati thotë ndër të tjera në shënimin e tij se:

“Pallati i kapur pa leje qenka larguar natën nën hundën e policisë! Si rezultat i kërkimeve intensive gjatë gjithë natës afër mëngjesit pallati është gjendur i fshehur jo larg zonës së arratisjes!

Policia Kryeministrore dhe Zyra për Shastisjen e qytetarëve pranë KM nëpërmjet një komunikate për shtyp bën me dije se ndaj policëve ruajtës së pallatit u mor masa e arrestit me burg për shpërdorim detyre!

Nga ana tjetër vijon komunikata në momentin e kapjes dhe sekuestrimit nga kqyrjet rezulton se pallati ishte i pajisur me leje! Hetimet jane përqëndruar tek fakti nëse flitet për pallatin e arratisur apo për ndonjë tjetër!

Banorët dëshmojnë se deri mbrëmë në atë vend nuk ka patur pallat!

Pritet të qëmtohet nëse sonte do të ketë ose jo tentativa të pallatit për tu rikthyer në vendin ku u kap! Nga Bashkia nuk ka asnje reagim! Vijon….! G”

Zjarr Tv Ad