Akt Terrorist/ Gjermanët, zbulojnë planin për eleminimin e deputetëve Kosovar, ja kush ishte në “listën e zezë” të atentatorëve…

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja mësohen nga plani i zbuluar në Kosovë për eleminimin fizik të kreut të LDK-së Lumit Abdixhiku dhe disa politikanëve të tjerë të lartë.

Sipas mediave në Kosovë, plani i atentateve është zbuluar nga organet gjermane të sigurisë. Tashmë është konfirmuar edhe nga autoritetet policore të Kosovës, të cilat kanë bërë me dije detaje në lidhje me ngjarjen.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë.

Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, u shpreh një përfaqësues i policisë në Prishtinë.

Mediat vendase kanë raportuar se kërcënimi është denoncuar nga organet gjermane të sigurisë, pasi kishin rënë në gjurmë të një përgjimi ku flitet për një atentat direkt ndaj kryetarit të LDK-së dhe deputetëve të kësaj partie.

Mendohet se organizimi i atentatit do të kishte motive politike.
Përveç kreut të LDK, Lumir Abdixhiku, shënjestër e atentatit do të ishin dhe deputetët Abdullah Hoti ish-kryeministër, Armend Zemaj dhe Arben Gashi.

Zjarr Tv Ad