“Akt terrorist, tregues i tmerrit të Ramës nga mediat”- Ilir Meta flet për sulmin ndaj Prestige Resort: Përkeqësohet imazhi i vendit! Liria e sipërmarrjes është e kërcënuar

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar akt terrorist sulmin e IKMT në Prestige Resort në mes të sezonit turistik.

Meta u shpreh se ky është sulm ndaj medias dhe sipërmarrjes së lirë dhe përkeqëson akoma më shumë imazhin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

“Ky është një akt terrorist. Tregues i tmerrit që Edi Rama ka nga mediat. Është një hakmarrje e qartë për vijën editoriale ndaj këtyre mediave.

Është një tjetër rekord i dhunës që vetëm do përkeqësojë imazhin e vendit. Është edhe një rritje për të gjithë qytetarët që të shporrim sa më parë një regjim banditesk që dhunon pronën dhe bën shantazh ndaj pronës në kulmin e sezonit turistik.

Tregon shumë qartë se liria e sipërmarrjes është shumë e kërcënuar dhe të gjithë duhet të bashkohemi për të fituar lirinë dhe garancitë kushtetuese e që mbrojnë atë në çdo aspekt”, tha Meta

Zjarr Tv Ad