Aktet e dhunës në stadiume do të dënohen nga 1-3 vite burg

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktet e dhunës në stadiume do të dënohet me burgim nga 1 deri në 3 vite.

Komisioni i Medias dhe Edukimit miratoi në parim projektligjin për ndryshimet në kodin penal në të cilat parashikohet dënim edhe për personat që hedhin sende të forta në fushën e lojës.

Në të tilla raste dënimi do të nisë me burgim nga 6 muaj deri në tre vite.

Anëtarët e Komisionit në vlerësimin për ndryshimet e propozuara kërkuan që dhuna të parandalohet përpara se të futet në stadium.

Fidel Ylli: Sepse mund të kemi dhunë dhe ndërmjet lojtarëve brenda në fushë. Një lojtar godet albitrin, por edhe albitri godet lojtarin në fushë.

Për shtesat e projektligjit u kërkua që të përfshihen ndryshime edhe për dhunën ndaj grave, por edhe për fenomenin e bullizmit në shkolla.

 

 

Zjarr Tv Ad