Aktivistët pastrojnë godinën e Teatrit Kombëtar

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qëndresë, protestë dhe qytetari.

Këto janë fjalët që mund të përshkruajnë atë çfarë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po bëjnë prej më shumë se një viti në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar.

Pavarësisht pushimeve verore, largimit nga Tirana dhe plazhi, një grup aktorësh, gazetarësh dhe aktivistësh kanë vijuar të qëndrojnë ditë-natë, për të vijuar atë çfarë ata e quajnë kauzë qytetare.

Por nëse Teatri Kombëtar është harruar nga institucionet përgjegjëse, të cilët po e shohin thjesht si mall për kulla dhe miliona euro, aktivistët vijojnë të kujdesen për godinën.

Siç mund ta shihni në fotot dhe videon e mëposhtme, ata së fundmi kanë vendosur të merren edhe me pastrimin e godinës.

Aktorët Neritan Liçaj, Adriana Tolka, regjistorët Robert dhe Edmond Budina, gazetari dhe aktivisti Gentian Gaba si dhe ish ministrja teknike Mirela Karabina kanë përveshur mëngët për mirëmbajtjen dhe pastrimin e godinës, një punë që duhej ta kishin bërë dhe ta bëjnë ata që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë.

Zjarr Tv Ad