Aktivistja e njohur bën deklaratën e pabesueshme: Rama e ka zgjedhur Presidentin

0
2692
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas aktivistes Brisilda Gjikondit negociatat që po bën Partia Socialiste me opozitën, shoqërinë civile si edhe qytetarët për zgjedhjen e Presidentit, nuk janë asgjë tjetër përveç se show. Ajo shprehet se mazhoranca i ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur e vetme kreun e ri të shtetit.

“Është formale gjithë ky show, sepse dihet që mazhoranca ka numrat, ka bërë ndryshimet kushtetuese të 2008 në 21 prill, kjo pjesa e shoë sikur ka gjithë përfshirjen, konsultim me opozitën, e dimë. Dihet që klasa sunduese shqiptare ka një drejtim vertikal të pushtetit, mazhoraca është nën hyqnim e Ramës dhe ai e ka zgjedhur se kush do të jetë presidenti i ri”, tha ajo.

Gjikondi shprehet mëse e bindur që Presidenti i ardhshëm do të jetë një figurë që vjen nga radhët e socialistëve, që ka ardhur në politik pikërisht prej tij.

“Nuk do gjejë një figurë jashtë politikës, po një figurë që e ka futur vetë në politik, se ka frikë se nuk do e menaxhojë dot, nuk do çuditesha që të ishte një grua. Mendoj që një grua e zgjedhur nga një burrë që të jetë në funksion të rehatisë së tij, do doja një burrë, një figurë atërore, me dinjitet të spikatur, i heshtur dhe dinjitoz”, tha aktivistja.

Zjarr Tv Ad