Aktivistja i thotë që ke probleme me opozitën, Frrok Çupi i kthehet ashpër…

0
793
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Frrok Çupi, në një debat me aktivisten Rezearta Çaushaj, emisionin “Spotlight”, kur po diskutonin arsyet se pse Kryeministri Rama, mund të marrë një mandat të tretë, aktivistja Rezearta Çaushaj, u shpreh se; Çupi ka probleme me opozitën.

Në përgjigje, Çupi tha se në fakt e ka mbështetur, duke i kushtuar gjithçka në kohët e vështira.

“Jam dashnor i së djathtës… nuk e di ti!”, – shprehet Çupi.

Jo vetëm kaq, por Çupi tha se sipas tij, Partia Demokratike nuk bën dot qeverisje.

“Unë paskam probleme me Partinë Demokratike? I vetmi problem është se, më lejoni t’ju them se i kam kushtuar gjithçka atëherë kur qenë kohët më të vështira. Çështja është se ajo Parti Demokratike, edhe sikur, në atë gjendje që është sot, edhe sikur t’ja lënë mandatin e tretë, duhet të thotë: Ore jeni në vete, mua ma leni atë mandat, po se bëj unë dot atë punë. Domethënë në atë gjendje është PD. Nuk bën dot qeverisje. Ore PD këtu ka qenë. 8 vjet ishte në pushtet dhe sot s’kemi asgjë shenjë të PD-së…”, – u shpreh Frrok Çupi.

Zjarr Tv Ad