Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandic ka reaguar përmes rrjetit social “Twitter” për ndalimin e zyrtarëve serbë për të vizituar Kosovën. Ajo thotë se Kosova është tashmë një realitet dhe politika serbe duhet të pranojë atë si shtet të pavarur.
“Politikanët nga Serbia nuk mund të shkojnë në Kosovë. Është momenti i fundit që ta marrin veten dhe ta pranojnë realitetin: Kosova është një shtet i pavarur dhe atje jetojnë 100 mijë serbë”, shkruan ajo.