Aktivistja “shpërthen” në lot: Mos e hani gjelin e detit, ai ka shpirt si ju!

0
202
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Influencuesja dhe aktivistja Luisa Mell nuk ka qenë indiferente ndaj konsumit të gjelit të detit në këto darka fundviti, ku ka kërkuar “mëshirë për të gjitha kafshët”. Në një postim në rrjetet sociale kërkoi respekt dhe “një darke vegane”.

Me festat e fundvitit, në të gjithë botën rritet konsumi i mishrave si gjeli i detit. Diçka që nuk kënaq shumë nierëz që vendosin të mos hanë mish. Nëpërmjet rrjeteve të saj sociale, prezantuesja dhe aktivistja Luisa Mell, 44 vjeçe, ka shpërndarë një video ku kritikon konsumimin e gjelit të detit në darkat e Krishtlindjeve, duke e cilësuar këtë veprim si “mungesë dhembshurie”. Publikimi i Mell filloi duke dhënë një shifër specifike për konsumin e gjelit të detit: “8 milionë gjela ngordhën në Brazil për te festuar këtë festat.”

Kështu, ajo vazhdoi: “A e dini se çfarë do të thotë Krishtlindje? Linda. Ne festojmë jetën e Krishtit. Por fatkeqësisht ne e festojmë me ngordhjen e kafshëve”, ka shkruar ajo në një postim në “Instagram”.

“Kërkesa ime për këtë Krishtlindje është që dashuria dhe dhembshuria t’u jepet të glitha llojeve të kafshëve, të cilat ndiejnë, vuajnë, duan. Ashtu si qeni juaj”.

Natyrisht mesazhi i saj nuk kaloi pa u vënë re dhe qindra njerëz u mblodhën për të komentuar postimin.  Shumë njerëz e kanë e kritikuan aktivisten në rrjetet sociale.

“Respektoni zakonet e të tjerëve”, tha njeri prej ndjekësve.
“Hani një darke vegane,” sugjeroi një tjetër. Megjithatë, ka pasur edhe mesazhe mbështetjeje për aktivisten, duke u bërë thirrje njerëzve që të mos hanë mish për shkak të vuajties së kafshëve dhe ndotjes së mjedisit.

Burimi:Story

Zjarr Tv Ad