Një aktivitet ndryshe nga të tjerët kushtuar Taekwondosë, i cili ndërthur vlerat e Taekwondosë tradicionale dhe asaj moderne.
Çfarë është Taekwondo-ja?
Luftim i lire! Të gjitha levizjet e tij bazohen ne shpirtin e mbrojtes, meqenëse Taekwondo eshte zhvilluar si nje mbrojtje kunder sulmeve te armikut.
Nuk është vetëm një art superior mbrojtjeje , por ai i jep edhe cilësi të mrekullueshme praktikuesve te tij. Vetëbesimi i bën njerezit bujare në sjelljet e tyre kundrejt njerëzve më të dobët. Virtytet e modestisë dhe bujarisë bazohen rrënjesisht në vetbesim.
Poomsae do të thotë ushtrime standarte mbrojtese dhe sulmuese me kundershtar imagjinar. Shprehje e forces nepermjet goditjes dhe thyerjes se objekteve te forta, etj.
Në këtë aktivitet morën pjesë 18 ekipe me një numër prej 210 sportiste të moshave të ndryshme. Ekipet performuan në disiplinat e demostrim (poomsae), vetëmbrojtje (hosinsool) thyerje (gyeokpa) kercime ritmike (free style).
Paraqitje shumë të mire bene ekipet Alpin Durres, Qendea Dyrrah, Aplonia Fier, Top Gym Sport Tirane, Hollywood Gym Tirane, Elite Sport Academy Tirane Instituti Taekwondo Kamez, etj.
Ekipet me te mira sipas disiplinave u shpallem:
Poomsae ekipi Vllaznia me trajnere znj. Neriman Puka, Hosinsool ekipi Beslidhja me trajne z. Martin Marku, Gyeokpa ekipi Studenti me trajner z. Xhevahir Hysa, Gyeokpa, në disiplinën Free Style ekipi Kaltersia me trajne z . Arben Markaj. Çdo disiplinë pati dhe sportistin me te mire teknik te cilet ishin, Sara, Menida, Prena dhe Nertila.
Aktiviteti kaloi në një atmosfere dritheruese jo vetëm për pjesemarresit por edhe për prindërit që në disa raste beheshin dhe protagonistë. Ky aktivitet mbyll programin stervitor te shoqates duke i hapur rruge programi veror që fillon së shpejti.